Kompania MONUNI SH.P.K. nga Gjilani është përballur me masa të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pasi në produktet e saj është konstatuar prania e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar.
Sipas njoftimit të AUV-it, gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, janë identifikuar produkte të kësaj kompanie që përmbanin nivele të palejuara të aflatoksinave, substanca toksike që mund të paraqesin rrezik për shëndetin.
Si pasojë, AUV-i ka refuzuar importin e mbi 25 tonëve misër, ndërsa ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e ushqimit për viça, në të cilin janë konstatuar këto substanca.
MONUNI SH.P.K. është kompani nga Gjilani, pronar i së cilës është Zijah Idrizi.

Zijah Idrizi
Aflatoksinat janë substanca toksike që prodhohen nga disa lloje të mykut dhe konsiderohen kancerogjene. Prania e tyre në ushqim, veçanërisht kur tejkalohen kufijtë e lejuar, paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.








