Kim Kardashian provokon me poza nudo, fansat e krahasojnë me videon e saj të famshme të vitit 2007

Kim Kardashian ndezi rrjetin të shtunën me disa postime provokuese në Instagram, ku u shfaq nudo në dhomën e një hoteli në New York.

44-vjeçarja ndau pamje me ngjyra të zbehura të realizuara nga artistja Indiana, duke treguar linjat e saj të njohura në një atmosferë joshëse dhe misterioze, të shoqëruara me mbishkrimin: “Ora 2 e mëngjesit me kohën e New Yorkut”.

Pamjet e nxehta, të cilat disa fansa i krahasuan me videon e saj të famshme të vitit 2007, e shfaqin Kim me grim të rëndë dhe bizhuteri Chrome Hearts, shkruan DailyMail.

Ajo shfaqet herë nudo, herë e mbuluar pjesërisht me një bluzë bikini dhe një këmishë burrash.

Postimet vijnë në të njëjtën kohë që ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, u shfaq papritur në gjyqin e Diddy-t në NYC, duke shkaktuar habi në gjykatë dhe jashtë saj.

I veshur me një kostum të bardhë xhinsi, Kanye u përshëndet me djalin e Diddy-t, Christian Combs, në një gjest solidariteti. Ai qëndroi rreth një orë në ndërtesë, pa marrë pjesë në seancën kryesore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit