Personazhi i rrjeteve sociale, e njohur si Kiçja, emri i vërtetë i së cilës është Kristjana Ndrecka, është ndjekur nga masa për fjalorin vulgar, sherret në rrjet, por edhe për problemet që pati me klubin e striptizit ku punonte, pasi nuk i jepnin paratë.
Gjithsesi, metamorfoza e Kiçes nisi ngadalë me ndërhyrjet estetike. Më pas ajo qe pjesë e një tjetër shfaqje realitet siç ishte ‘It’s my home’, ku mbahet mend për sherret me një tjetër personazh të ngjashëm me të, Suada Muçën.
Duket se Kiçja ka marrë një ftesë për të qenë tani pjesë e Big Brother. Lajmin e ka bërë të ditur vetë, ku përveç se pyet ndjekësit e saj, se çfarë mendojnë për pjesmarrjen e saj në Big, ka bërë një paralelizëm me Luizin, fituesin e edicionit të dytë, ka biseduar me të nga makina në makinë dhe nga ana tjetër ka bërë një story ku sqaron me shumë gabime ortografike, se pjesmarrjen në ‘It’s my home’ e quan ‘gabimin e jetës’ dhe se aty kishte raste që i linin pa ushqim:


“Miq dhe mikesha dua të sqaroj diçka edhe pse më vjen për të vjellë kur e mendoj se çfarë gabimi kam bërë që kam marrë pjesë në atë emision degjeneratë ‘It’s my home’. E them me plot gojën dhe plot urrejtje se kam bërë ndoshta gabimin më të madh të jetës sime. Emision grada ZHGL e këtë mendim nuk ma ndryshon asnjë… e di, nuk keni besim se sa fort do luaj unë kur të futem në Big Brother. Ju premtoj që s’do jem ajo Kiçja që jam shfaqur aty si fshatare e madje uk do kem atë lloj stili apo veshje fare. Zëre sikur nuk ka ekzistuar kurrë prezenva ime aty brenda, në atë emision të dështuar dhe kanceroz dhe s’do ia sugjeroja askujt. Madje prapaskenat e tmerrshme ishin që nuk sillnin as bukë e as ujë, po nejse, se mua nuk më plas by*ha, por vërtet kërkoj ndjesë shumë për gjithçka…
Do ju lutesha me zemër për suportin, votat dhe besimin tuaj kundrejt meje në këtë lojë apo sfidë të re që do të vijë. Më lejoni t’ju tregoj se si do luaj unë aty brenda. Mendoj dhe kam besimin se Luiz Ejlli do shihet në versionin femër. Kam nevojë për suport dhe për meme…dua shumë që ky Big Brother të mbajë emrin tim dhe të besojnë të tjerët se kush është Kristjana Ndrecka”, përfundon postimi.

Duke patur parasysh që zakonisht kontrata e Big Brother përmban edhe diskrecionin (pra, që duhet ruajtur sekreti deri në nisje të edicionit), Kiçja mund të skualifikohet pa u futur ende. Gjithsesi, në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë: edhe personazhe si Kiçja me shokë e shoqe mund të glorifikohen një ditë…!









