KFOR për sulmin në Zubin Potok: Duhet të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

KFOR e ka dënuar sulmin dhe ka thënë se duhet të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të sillen para drejtësisë.

 “Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë. Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media të shtunën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit