Këto janë rregullat e reja në komunën që drejtohet nga Faton Peci, u tregon qytetarëve se si duhet të vishen

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga kryetari Faton Peci, ka marrë vendim të zbatojë rregulla të rrepta sa i përket kodit të veshjes për të gjithë personat që kërkojnë të marrin shërbime apo të vizitojnë ambientet e institucionit komunal.

Përmes një njoftimi zyrtar të vendosur në hyrje të objektit nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, qytetarët janë njoftuar paraprakisht për ndalesat e reja.

Sipas udhëzimit të ilustruar edhe me grafikë, është e ndaluar rreptësisht hyrja në komunë me pantallona të shkurtra si për meshkuj ashtu edhe për femra. Po ashtu, kufizimet përfshijnë ndalimin e maicave pa krahë për të dy gjinitë, si dhe ndalimin e minifundeve për femrat që vizitojnë këto raste.

“Ju lutemi të respektoni kodin e veshjes dhe dinjitetin e institucionit. Hyrja me veshje të papërshtatshme nuk do të lejohet”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit