Kështu reagon Usyk pas nokautit të Joshuas ndaj shqiptarit 

Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun.

Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm.

Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën.

Shqiptari nuk arriti të vazhdonte luftën, ndërsa gjyqtari ndërhyri për ta ndalur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren Joshuas me nokaut teknik.

E vëmendje të madhe ka marrë reagimi i Oleksandr Usyk pas nokautit të Joshuas. Usyk u pa mjaft i liruar pas fitores së Joshuas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit