Këshilltari i Trumpit në Kosovë/ Pse Pastor Burns vizitoi vetëm manastiret serbe?

Shkruan: Emanuel Demaj

Me 5-6 korrik 2026, Kosovën e vizitoi Pastor Mark Burns, këshilltar shpirtëror i Presidentit amerikan Donald Trump, ai erdhi i shoqëruar nga Patriarku Serb Porfirije dhe vizitoi vetëm manastiret serbe ortodokse, ato të Pejës, Graçanicës dhe Deçanit, asnjë takim me Komunitetin e Bashkësis Islame të Kosovës, as me Kishën Katolike, as me përfaqësues të tjerë fetarë, asnjë fjalë zyrtare për tolerancën fetare që Kosova e ka ndërtuar me mund të madh pas luftës.

Burns tha se erdhi për të dëgjuar çdo komunitet dhe për të respektuar dinjitetin e të gjithëve., por veprimet flasin më fort se fjalët, kur një figurë me peshë ndërkombëtare vjen në një vend me shumë besime fetare, me shumic muslimane dhe fokusohet ekskluzivisht te një komunitet minoritar, duke injoruar shumicën dërrmuese të popullsisë, kjo nuk është diplomaci shpirtërore, kjo është diplomaci selektive.

Papa, si udhëheqës i Kishës Katolike, kur viziton vende të ndryshme në botë, takon sistematikisht të gjitha bashkësitë fetare, qofshin muslimane, ortodokse, hebreje apo të tjera, ai viziton xhami, sinagoga dhe vende të shenjta të komuniteteve lokale, duke dërguar një mesazh inkluziv paqeje dhe respektimi reciprok dhe kjo qasje e ka forcuar imazhin e tij si ndërmjetës i vërtetë dialogu ndër-fetar.

Në rastin e Pastor Burns, deklarata se erdhi për të dëgjuar të gjithë mbeti vetëm në fjalë, ai nuk takoi Myftinë e Kosovës, as Ipeshkvin katolik, as përfaqësues të tjerë, kjo bën që vizita të duket jo si përpjekje për dialog, por si mbështetje njëanshme për një komunitet të caktuar.

Kosova krenohet me tolerancën fetare, është një nga pikat më të forta të imazhit tonë ndërkombëtar, xhami, kisha dhe manastire bashkëjetojnë, Kushtetuta garanton lirinë fetare pa diskriminim dhe nuk kemi pasur konflikte të mëdha fetare dhe pikërisht për këtë arsye, një vizitë që anashkalon bashkësitë e tjera dëmton këtë imazh. A nuk do të ishte shumë më e fuqishme nëse Burns do të takonte edhe Myftinë e Kosovës, përfaqësuesit katolikë dhe do të dëgjonte shqetësimet e të gjithëve?

Sigurisht, Kisha Ortodokse Serbe ka çështjet e veta, probleme pronësie si rasti i Deçanit, akses në disa vende të shenjta dhe shqetësime sigurie historike, këto nuk mund të mohohen, por zgjidhja nuk është një vizitë e njëanshme që duket sikur mbështet vetëm një narrativë.

Kosova ka ligje që mbrojnë trashëgiminë kulturore, manastiret janë nën mbrojtje speciale dhe UNESCO, ndërsa Policia e Kosovës siguron shumë prej tyre. Problemet ekzistojnë, por ato janë të lidhura ngushtë me mosmarrëveshjen politike midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm me persekutim fetar.

Duke u fokusuar vetëm te Kisha Ortodokse Serbe, vizita e Burns rrezikon të forcojë stereotipet dhe të minojë besimin te toleranca jonë.

Në diplomacinë e vërtetë, sidomos fetare, balanca është çelësi.

Një diplomat shpirtëror i vërtetë do të kishte takuar të gjitha palët, do të kishte dëgjuar vuajtjet e të gjithëve dhe do të kishte promovuar dialog inkluziv dhr kështu do të kishte kontribuar realisht për paqe, jo për një palë.

Kosova nuk ka nevojë të mbrojë tolerancën e saj vetëm me fjalë, ajo duhet ta tregojë me vepra. Por edhe miqtë ndërkombëtarë kanë përgjegjësi, të mos e përdorin Kosovën si skenë për agjenda te njëanshme, ku në vend që të thellojmë ndarjet, le të punojmë për një vizitë të ardhshme ku respekti për çdo komunitet të jetë real, jo deklarativ.

Kosova nuk ka frikë nga dialogu i vërtetë, por as nuk duhet të trajtohet si palë e dytë në shtëpinë e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit