Kërkon falje mërgimtari që e fyeu Gani Gecin: Më kanë kërcënuar me armë

Fatmir Cakiqi, mërgimtari i cili u bë i njohur me videon fyese ndaj Gani Gecit, ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

Përmes një tjetër video të publikuar së fundmi në profilin e tij, Cakiqi ka kërkuar falje për veprimet e tij të mëparshme për të cilat ka thënë se ka qenë i kërcënuar t’i bëjë.


Cakiqi ka thënë se ka respekt për Gani Geci dhe familjen e tij, teksa ka njoftuar se ka hequr videon paraprake ku fyente Gecin.

“Përshëndetje Gani Geci kërkojë falje për videon që ndodhi. Ka qenë një grupacion suedez, të cilët më kanë kërcënuar me revole dhe më kanë kërkuar me bo videon. Unë kërkoj falje dhe videon e kam fshirë, domethënë kjo punë ka marrë fund. S’kam pasur kurrë problem, të respektoj ty dhe familjen tënde. Të kërkoj falje edhe njëherë tjetër”, ka thënë Cakiqi në një video të publikuar sot.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit