Tasholli: Jemi mbledhur për UÇK-në, liria nuk ka parti politike

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tasholli tha se qytetarët janë mbledhur për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm, sepse siç u shpreh ajo, liria nuk ka parti politike.

“Jemi mbledhur këtu me një sebep të madh, jemi mbledhur këtu për UÇK-në. Jemi bërë bashkë për të çuar një mesazh shumë të rëndësishëm. Nuk jemi bërë bashkë për shkak të partive politike, sot jemi bërë bashkë për ju, sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike”, tha Tasholli.


Duke folur para protestuesve në sheshin e Prishtinës, Tasholli ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe të asaj që, sipas tij, përfaqëson lufta e UÇK-së.

“Përse sot dua të flas për Evropën, sot dua të flas për Kosovën, për atë se kush jemi dhe çka duam që të mbrojmë luftën tonë që ishte lufta për paqe, që ishte lufta më e pastër që mbahet mend.Brezat kanë edhe zë, po kanë edhe përgjegjësi për me krijuar idenë e rrugëtimit tonë të pashmangshëm. Dua të ndaj me ju një rrëfim që e tregojnë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit. Kur e kanë pyetë se ku i keni zënien me fituar luftën, një përgjigje e ka pasur: “Ndoshta dua t’i shoh varrezat e dëshmorëve që gjeneratat që vijnë të shohin që dikush ka luftuar për liri. Dhe këtë amanet të luftëtarit dhe këtë amanet të UÇK-së, brezat e rinj duhet ta ruajnë si identitet të tyre. Si identitet të qëllimit tonë, të shtetit tonë dhe të fuqisë tonë kur jemi bashkë dhe kur secili secilit ia zgjat dorën për krejt ato çka duhet bërë që ta ruajmë Republikën”, shtoi ai.

Tasholli ka thënë se brezat e rinj, sipas tij, janë pjesë e kërkesës për drejtësi, ndërsa ka theksuar se protesta është edhe një mënyrë për të kujtuar sakrificën e të kaluarës.


“Sot brezat e rinj, ashtu siç i quajti edhe Cami, sot gjithë këtu në shesh të Prishtinës jeni luftëtarë të drejtësisë.

Sot jemi këtu për të thënë që nuk harrojmë. Jemi këtu për të kujtuar sakrificën, mundin, gjakun. Jemi këtu që t’i themi njëherë e mirë secilit: UÇK-ja na bashkon, UÇK-ja është kauza jonë më e ndritshme e rrugëtimit dhe e caktimit tonë për liri. Dhe njëherë ju themi për fund: Jo në emrin tonë, kurrë”, tha Tasholli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit