Kërçeli: LDK po jepet me qira – nëse Përparim Rama propozohet për kryetar, fenomen për librat e politikës botërore

Deputeti i zgjedhur i VV’së, Ilir Kërçeli, ka vazhduar të përfshihet në përçarjen brenda LDK’së.

Kërçeli ka thënë se nëse Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, propozohet për kryetar të LDK-së, është “fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore”.

“Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit për kryetar, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë. Shpresoj që, pasi të zgjidhet kryetar, puna e tij e parë të jetë plotësimi i formularit të anëtarësimit në LDK”, ka shkruar Kërçeli.

“Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi. E në fund, mbetet vetëm një pyetje: a po zgjedh LDK-ja një kryetar për ta forcuar veten, apo po përgatitet të bëhet zyrtarisht patericë e PDK-së, tashmë edhe me letra?”, thuhet në postimin e Kërçelit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit