Samanta Karavella është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi postimet e saj të fundit në TikTok kanë ngritur dyshime të forta për një krizë në jetën sentimentale. Ndonëse artistja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, ndjekësit janë të bindur se mes saj dhe partnerit mund të ketë marrë fund gjithçka.
Shkaku i aludimeve u bë një video e publikuar nga këngëtarja, ku ajo shfaqet mjaft elegante dhe e kuruar, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi: “Nuri i ndarjes”. Ky detaj u interpretua menjëherë nga fansat si një mesazh i fshehtë për një ndarje të mundshme.
Për më tepër, videoja shoqërohej edhe me frazën: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja”, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se bëhet fjalë për një periudhë personale jo të lehtë për artisten.

Në një tjetër postim viral, Samanta duket se ka hedhur një tjetër “thumb” që nuk kaloi pa u komentuar: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe teori të ndryshme.










