Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një video të publikuar nga këngëtarja, ajo ka përcjellë mesazhin e saj për qytetarët, duke i ftuar të bëhen pjesë e marshit.
Por, përveç mesazhit të saj, vëmendjen e ka marrë edhe një koment nga një ndjekës, i cili e ka pyetur nëse Shkurte Fejza po mendon t’i bashkohet politikës si deputete.
“Teta Shkurte, po më doket ke vendos me ju rras zgjedhjeve, si deputete”, ka shkruar komentuesi.
Këngëtarja nuk ka vonuar të përgjigjet, duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.
“Jo me tetën kurrë”, ka qenë përgjigjja e Shkurte Fejzës.








