Kë e përkrah Ermal Sadiku?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka deklaruar se votimi ndryshe i deputetëve të partisë duhet të shihet si vlerë dhe jo si dobësi.

Sadiku ka thënë se deputetët e LDK-së kanë mendimet e tyre dhe se nuk është hera e parë që ata votojnë ndryshe në raste të rëndësishme.

“Secili deputet ka mendimin e vet dhe kjo është vlerë e LDK-së. Nuk është diçka e keqe, siç po mundohet me u thënë. Kjo ka qenë vlera e LDK-së gjithmonë”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Sadiku ka bërë të ditur se do të votojë pro kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke theksuar se e njeh personalisht dhe se e konsideron atë person me integritet.

“Kam qenë para, gjatë dhe pas mbledhjes së grupit parlamentar që do ta votoj propozimin për president, z. Sejdiun. E kam edhe subjektive, sepse e njoh dhe mendoj që është person me integritet”, deklaroi ai.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se, sipas tij, procesi nuk ka shkuar ashtu siç është dashur, por ka vendosur ta tejkalojë këtë çështje dhe të votojë në përputhje me bindjen e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit