Skena të pakëndshme u regjistruan pas përfundimit të kryendeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës nga Tetova, menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Në qendër të incidentit u përfshinë disa futbollistë të të dyja skuadrave.
Sipas raportimeve, një rol kryesor në përplasjen e krijuar pati lojtari i Vardarit, Castaneda, i cili u përfshi në një debat me një futbollist të ekipit mysafir.
Situata u tensionua shumë shpejt.
Lojtarë të tjerë të të dyja skuadrave u afruan me vrap dhe në fushë shpërtheu kaos. Në incident u përfshinë edhe disa persona që nuk ishin pjesë e stafit apo e skuadrave.
Tashmë pritet që Komisioni Disiplinor të shqyrtojë pamjet dhe raportet zyrtare të ndeshjes. Në varësi të përgjegjësisë së secilit të përfshirë, mund të pasojnë pezullime dhe gjoba.
Shkëndija e Tetovës ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup, duke e shokuar me rezultat 2:0 kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardarin e Shkupit.








