Kanalizimi digjital kundër Vjosa Osmanit: Kush është profili pro-VV “Lule Gjeli” që ka nisur fushatë me shpifje seksuale?

Vjosa Osmani tashmë është duke marrë me të madhe “trajtim” të rëndë demonizues nga profile anonime në rrjete sociale, profile të cilët shërbejnë për të shpërndarë propagandë në favor të Vetëvendosjes dhe baltosjes agresive ndaj kundërshtarëve të tyre politik. Më i rëndi ndër to, e ashtuquajtura “Lule Gjeli” ka zbritur në nivelet më të poshtme edhe të shpifjeve seksuale, insinuatave intime e të poshtërimeve morale. Dhe krejt kjo duke u shërbyer me inteligjencë artificiale përmes pamjeve të sajuara, edhe eksplicite.

Profili “Lule Gjeli” s’e ka ndalur dorën në pretendime të rënda e me karakter seksual kundër Vjosa Osmanit, duke paralajmëruar publikimin e gjoja “videove” dhe “fotove”. Aty s’ka asgjë të prekshme për provë, dokument, pyetje legjitime, e as interes publik. E tëra është veçse dhunë digjitale

Nacionale ka disa informacione për personat që mund të qëndrojnë prapa këtij profili dhe këto informacione është duke i hetuar me kujdesin më të rreptë. Redaksia nuk do të nxitojë të publikojë emra pa verifikim të plotë e të sigurt. Mirëpo ajo që tashmë mund të thuhet, pa hyrë ende në identitetin vetanak të administratorëve të mundshëm, është se profili “Lule Gjeli” nuk duket si rast i izoluar i një përdoruesi të rastësishëm të Facebook-ut.

Ky profil duket të jetë pjesë e “familjes” së rrjetit anonim që i shërben asaj që në vend është quajtur ushtria e interrnetit të Vetëvendosjes, kryesisht me emra grash, që aktivizohet kundër kundërshtarëve politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos kur këta kundërshtarë shpallen të padëshirueshëm nga propaganda e afërt me pushtetin.

Këto profile të paraqitura shpesh si “gra të zakonshme” e si qytetare të zemëruara shfaqen e risfhaqen pothuajse gjithmonë në kohëra sidomos zgjedhore. Ato nuk sulmojnë pushtetin e as korrupsionin e pushtetit, as njerëzit e afërt me pushtetin, por vetëm ata që e kundërshtojnë ose e sfidojnë politikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Ky profil famëkeq ishte investuar në sulme të rëndaedhe ndaj grave të tjera në politikë, përfshirë Doarsa Kicën dhe Blerta Deliun dhe kjo saherë që një grua pozicionohet kundër LVV-së, ose del jashtë vijës së pranueshme të pushtetit.

Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka dalë në distancim dhe dënim të këtyre profileve; e as sulmeve të fundit ndaj Vjosa Osmanit, përvçe në një rast ishte dënuar nga Mimoza Kusari-Lila.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit