“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e plotë e Veliajt drejtuar GJKKO

Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj, në letrën e publikuar nga Top Channel shprehet mes të tjerash: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës.

Do ta dija dija për nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”.

Ndërkohë, fjalën e saj e tha edhe Gjykata, e cila ndër të tjera u shpreh: “Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka  njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit