Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare të Vushtrrisë nga NISMA, në debatin zgjedhor në RTV21 hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit aktual, duke thënë se ai nuk vendos vetë, por merr urdhra nga persona tjerë.
Ajo theksoi se vetë do të jetë një kryetare e pavarur, e fokusuar në nevojat e qytetarëve.
“Unë do të jem kryetare që vendos vet, nuk marr urdhra nga oligarkët, sepse në këto katër vite ka funksionuar dhe ka punuar Komuna e Vushtrrisë për qytetarët,” tha Izmaku, duke premtuar ndryshim dhe transparencë në qeverisje.









