Ismaili shkon për vizitë te Lushtaku: Nuk mund të fyhet e njolloset me etiketimin “Serbia” – të cilën e ka luftuar me tërë qenien e vet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, bashkë me gruan e tij kanë shkuar për një vizitë vizitë në Skenderaj te kryetari i komunës Sami Lushtaku.


Duke iu referuar ngjarjeve të djeshme në Skenderaj, Ismaili tha se atje dështoi “skenari” i Albin Kurtit “për dhunë”.

“Së bashku me Arizonën, e kaluam mëngjesin në shtëpinë e mikut tonë, Sami Lushtaku, në Skënderaj. Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë. Një bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk mund të fyhet e njolloset me etiketimin “Serbia” – të cilën e ka luftuar me tërë qenien e vet. UÇK është vlerë universale e popullit tonë dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë”, ka shkruar Ismaili.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit