Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Islami ka thënë se Vuçiqi, i cili bart trashëgiminë politike të periudhës kur ishte ministër i Propagandës dhe Informacionit në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit, po vazhdon me një qasje të tillë edhe në raport me Kosovën.

Sipas tij, pas lëvizjeve ushtarake pranë kufirit dhe incidenteve që kanë cenuar sigurinë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit, fokusi i presionit tani është zhvendosur drejt Liqenit të Ujmanit.

“Deklarata e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mban trashëgiminë politike si ish-ministër i propagandës dhe informacionit në periudhën e Millosheviqit, përbëjnë një vazhdimësi të retorikës tensionuese”, ka deklaruar Islami.

Ai i ka cilësuar si teknikisht të parealizueshme paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me qëllim që të vështirësohet jeta e qytetarëve.

Megjithatë, sipas Islamit, deklaratat e tilla përbëjnë përpjekje për të sfiduar autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

“Paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me synim vështirësimin e jetesës së qytetarëve, janë teknikisht të parealizueshme. Megjithatë, kjo qasje shpërfaq një përpjekje të hapur për të sfiduar autoritetin legjitim të Republikës së Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit