Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Shqipe Mjekiqi, ka bërë një aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar mirëseardhje në ekipin e tij qeverisës.
Sipas Kurtit, Mjekiqi vjen në ekipin e tij për të ofruar përvojën e saj të gjatë në fushën e diplomacisë.
“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.









