Ja pse Apeli nuk e ndryshoi vendimin që dënoi Granit Plavën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Granit Plavës, avokatit Skender Gojani, duke lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Në vlerësimin e Apelit, pretendimet e mbrojtjes për shkelje esenciale të procedurës penale nuk qëndrojnë, pasi dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë është i qartë, konkret dhe plotësisht në përputhje me arsyetimin, ku janë trajtuar faktet dhe rrethanat që plotësojnë elementet e veprave penale.

Sipas kësaj gjykate, shkalla e parë ka vepruar drejt kur ka hartuar dispozitiva të veçantë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndonëse bëhet fjalë për bashkëkryerje të një vepre të vetme të vrasjes së rëndë, meqenëse format kualifikuese dallojnë: tek Murseli vlejnë afërsia familjare dhe dinakëria, ndërsa tek Plava forma kualifikuese lidhet me përfitimin e dobisë pasurore.


Gjatë shqyrtimit të ankesave, u morën parasysh edhe argumentet e palës së dëmtuar, përmes përfaqësuesit të autorizuar avokatit Leutrim Syla, sipas të cilave fajësia e Plavës nuk mbështetet vetëm në gjetjen e armës në shtëpinë e tij, por në ndërlidhjen balistike të predhës me armën e sekuestruar, lëvizjet e veturave natën kritike, lokalizimin e telefonave, deklaratat e të akuzuarve, si dhe blerjen, përdorimin dhe fshehjen e armës, duke e cilësuar si supozim teorik pretendimin se dikush tjetër mund ta ketë mbajtur armën në momentin kritik.

Sa i përket vetë lartësisë së dënimit, Apeli vlerësoi se shkalla e parë ka marrë parasysh drejt rrethanat rënduese, përfshirë shkallën e lartë të dashjes, kryerjen e veprës ndaj një viktime të pambrojtur në prani të dy fëmijëve të saj dhe sjelljen para e pas ngjarjes, ndërsa rrethanat lehtësuese të pretenduara nga mbrojtja u konsideruan irelevante përballë peshës së veprës dhe pasojave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit