spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ish i dashuri i Albës futet të premten në BBVK?

Lim Hoti duket se është gati për të trazuar ujërat në Big Brother VIP Kosova, dhe jo vetëm si lojtar i fortë.

Zërat për hyrjen e tij janë shtuar ndjeshëm pas raportimit të gazetarit Andi Vrapi se ish-konkurrenti i “Fermës” do t’i bashkohet shtëpisë të premten.

Vetë Limi i ka “ndezur” dyshimet duke ndjekur spektaklin dhe duke u parë këto ditë duke shijuar jetën e natës në Prishtinë, me gjasë orët e fundit para izolimit.

Hyrja e tij pritet të krijojë dinamika të forta dhe situata të paparashikueshme, pasi Limi është përfolur gjerësisht në media për histori të shkuara (apo pëlqime) me jo një, por dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën me të cilën ndau lojën dhe shtratin në Fermë dhe Bian.

Përballja trekëndëshe dhe reagimi i vajzave pritet të jetë pika kulminante e mbrëmjes. Mbetet të shihet se si do të ndryshojnë ekuilibrat nga e premtja nëse kjo gjë ndodh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit