Isak Uka i bashkohet LDK-së në Vushtrri

Juristi i njohur nga Vushtrria, Isak Uka, i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të komunës, z. Xhafer Tahiri.

Uka, i cili prej 25 vitesh është i angazhuar në Qendrën për Punë Sociale, ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.

Ai vjen nga familja e nderuar Uka nga fshati Bajska, e njohur për traditë, besim dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Me përvojën e gjatë profesionale dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm, Isak Uka pritet të jetë një vlerë e shtuar në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, si pjesë e listës fituese të LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit