Imami Ahmet Kalaja rrezikon deri në 3 vite burg për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Kjo vepër parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, që drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, dyshohet se ka penguar hetimet e një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke mos dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë të xhamisë.

Sipas hetuesve, këto pamje mund të ndihmonin në zbardhjen e aktivitetit të disa personave që shpërndanin materiale me përmbajtje nxitëse ndaj urrejtjes dhe përçarjes fetare.

Kalaja i mohoi akuzat, duke e cilësuar çështjen si një “keqkuptim” dhe theksoi se ka bashkëpunuar me autoritetet në çdo fazë të hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit