Kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferid Idrizi, gjatë debatit zgjedhor, prezantoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ai theksoi se ky program është një vazhdimësi e planeve që kanë transformuar qytetin, duke rikujtuar punën e bërë gjatë mandatit të tij.
“Programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme është vazhdimësi e planeve që e kanë transformuar Vushtrrinë,” tha Idrizi, duke përmendur edhe investimet e rëndësishme, si kabllot nga sheshi i qytetit që kanë përmirësuar infrastrukturën lokale.









