“Ia këputën enët e gjakut me thikë se nuk i dëgjoi”, gjykata merr vendim për burrin që e vrau gruan duke bashkëpunuar me vëllain e saj

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktgjykimit, Halilaj me dashje, në mënyrë mizore dhe tinëzare ka privuar nga jeta viktimën I.K., më 4 qershor 2013.

Në vendim thuhet se vrasja është kryer bashkë me vëllanë e viktimës, Senad Kullaj, për motive të ulëta, pasi e njëjta punonte si këngëtare dhe valltare në një lokal nate në Mitrovicë.

“..në atë mënyrë që së bashku me Senad Kullaj nga Shkodra – Republika e Shqipërisë vjen për të vizituar I.in e cila ishte duke punuar si këngëtare – valltare në Mitrovicë në lokalin ,,Sh…” pronë e M.S.,, me ç ‘rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët, dhe diku në orët e mëngjesit pasi nuk është pajtuar I.K., të kthehet në shtëpi pasi familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës papritmas i akuzuari Sead Halilaj me thikë së bashku me Senad Kullaj fillojnë të godasin I.K në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në aktgjykim.

Si rrjedhojë, aty thuhet se viktimës i kanë shkaktuar plagë prerëse në fyt duke ia dëmtuar rrugët e frymëmarrjes dhe këputur enët e gjakut.

Si rrethanë lehtësuese, trupit gjykues e ka marrë “sjelljen korrekte pas kryerjes së veprës penale”, përkundër se i pandehuri nga viti 2013 për 11 vjet kishte qëndruar në arrati, dhe ishte arrestuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Aktgjykimi është shpall nga gjykatësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prizren, Artan Sejranni- kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët- gjykatësit Teuta Krusha dhe Sadije Selmani, më 24 shkurt 2026.

Përveç Halilajt, Gjykata Themelore në Prizren kishte shqiptuar aktgjykim dënues edhe ndaj vëllait të viktimës, Senad Kualla, të cilin e dënoi me 19 vjet burgim, më 12 qershor 2020 për veprën penale “Vrasje e rëndë” të privimit nga jeta të anëtarit të familjes në mënyrë mizore dhe dinake. Aktgjykimi ndaj tij thuhet të jetë vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit