“I mbijetuam luftës në Kosovë, e ai vdiq në ShBA”, përlotet vëllai i Burim Havollit

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane.

Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sidoqoftë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një probemi ekzisutes shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

Vëllai i tij ka rrëfyer ngjarjen midis të ndjerit dhe personit të cilin e kishte konfrontuar dhe pastaj shprehu dhimbjen për mënyrën se si e gjeti vdekjen ai.

“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në Shtetet e Bashkuara”, thotë në një moment Havolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit