“I martuar me një amerikane, baba i dy vajzave binjake dhe me probleme me ligjin në ShBA” – shoqja e Arlindës flet për bashkëshortin e saj

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për njohjen dhe raportin që kishte me të ndjerën.


Zhubi e ka përshkruar Arlindën si një grua të dashur, të sinqertë dhe të afërt, duke thënë se ajo i kishte të gjitha cilësitë që e karakterizojnë një grua të mirë dhe të respektueshme.

“Përveç se ishte e fortë, kjo është jashtë diskutimit, Arlinda ishte një njeri shumë i dashur, i afërt, i sinqertë dhe i butë. Ajo i kishte të gjitha karakteristikat pozitive të një gruaje që kërkohej në rrethin tonë, të ishte nuse e mirë, e respektueshme, e dashur, e afërt dhe e butë”, ka deklaruar ajo.Zhubi ka treguar se me Arlindën ishte njohur përmes bashkëshortëve të tyre, të cilët ishin shokë.


Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i Arlindës kishte pasur probleme me ligjin në ShBA shumë vite para lidhjes me të, përfshirë një rast të mëhershëm të dhunës në familje dhe burgosjen.“Ne u njohëm përmes bashkëshortëve tanë, të cilët ishin shokë, dhe kështu filloi njohja jonë. Jetoni, në fakt, kishte probleme në Amerikë shumë kohë para Arlindës. Qysh në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane, me të cilën kishte dy vajza binjake. Që atëherë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte burgosur për vite me radhë. Si rezultat i atij burgimi, ai i humbi kontaktet me dy vajzat. Fakti që ai ishte një lloj dhunuesi nuk ishte diçka e re në lidhje me Arlindën”, ka deklaruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit