Një telefonatë në stacionin policor të Lipjanit i solli pesë policë.
Kjo pasi brenda këtij lokali, u pa një person në kërkim nga organet e rendit.
E më të arritur këtu, zyrtarët policorë, fillimisht i kërkuan dokumentet e identifikimit.
Tëvë1 mëson se K.G, u tha atyre se nuk i kishte me vete.
Në këtë formë, për disa minuta, zyrtarët policor biseduan me personin e dyshuar.
Siç shihet edhe në pamje, K.G dyshohet se u kërkoi policëve ta telefonojë dikë nga anëtarët e familjes.
Por në vend të telefonit, i dyshuari e nxjerr revolen më të cilën shtie drejt vetës.








