Një aksion policor i zhvilluar të enjten në Gjakovë ka çuar në arrestimin e dy personave, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të fajdesë.
Sipas të dhënave zyrtare nga raporti 24-orësh i Policisë, dy të dyshuarit kishin futur në rrethin e kamatave një burrë, duke i dhënë para me fajde.
Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpitë e tyre, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar disa fishekë, si dhe dëshmi të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Lidhur me ngjarjen, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.








