Humb jetën në moshën 74 vjeçare ish udhëheqësi i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-udhëheqësi i Katarit, ka vdekur në moshën 74 vjeç, njoftoi qeveria e vendit të dielën.

“Byroja e Emirit vajton humbjen e madhe për kombin e të ndjerit, Zoti e mëshiroftë”, thuhet në një deklaratë, raporton BBC.

Sheikh Hamad ishte një nga mendjet kryesore pas Katarit modern dhe kishte marrë pushtetin nga babai i tij në qershor 1995 në një grusht shteti pa gjakderdhje.

Atij i njihet merita për transformimin e ekonomisë së shtetit në fuqinë e pasur globale që është sot, falë rezervave të saj të mëdha të gazit. Por mbretërimi i tij pati edhe polemika – përfshirë ofertën e Katarit për Kupën e Botës në vitin 2010.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit