Humb jetën 42-vjeçari nga Deçani pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

Një 42-vjeçar nga fshati Beleg i Deçanit ka humbur jetën në Gjermani.

Sipas njoftimit të familjes, Florim (Brahim) Binakaj. ndërroi jetë më 17 qershor 2026, ndërsa, sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se vdekja ka ndodhur si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, pasi kishte rënë nga një vinç.

Ceremonia e varrimit u mbajt të premten, më 26 qershor, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Beleg, ku familjarë, miq dhe bashkëfshatarë i dhanë lamtumirën e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit