Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Serbia do të ndryshojë qasjen e saj në arenën politike pas padisë për gjenocid, ka deklaruar Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Tromp theksoi se ajo mund ta paditë Serbinë nëpërmjet një shteti tjetër.

Ajo i bëi këto deklarata gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Paditë për gjenocid shqyrtohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), e cila vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve.

Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia i humbën rastet e tyre kundër Serbisë për gjenocid. Megjithatë, GJND-ja konstatoi se Serbia kishte shkelur Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit në Srebrenicë, por nuk e shpalli atë fajtore për kryerje të gjenocidit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit