Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të detyruar bizneset që të blejnë energjinë në treg të hapur, duke vënë në pah edhe heshtjen e Qeverisë ndaj kësaj situate.
Në profilin e tij në ‘Facebook’, Hoti ka shkruar se kjo gjendje “po vije era jo e mirë”.
“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar ai.










