Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për qëndrimet e saj lidhur me procesin e zgjedhjes së institucioneve.
Bajrami, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka ngritur disa pyetje drejtuar eksponentëve të LVV-së, duke iu referuar kohës kur kjo parti ishte në opozitë.
“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:
– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?
– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?
– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?”, ka shkruar Bajrami.
Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së e ka akuzuar LVV-në për hipokrizi.
“Hipokrita!”, ka përfunduar Bajrami.








