Hincapie zbulon bisedën me Xhakën për Arsenalin

Mbrojtësi Piero Hincapie, të hënën, kompletoi huazimin te Arsenali nga Bayer Leverkuseni. Para se të merrte vendimin për t’iu bashkuar klubit londinez, 23-vjeçari kërkoi mendimin e Granit Xhakës, me të cilin kishte luajtur dy vite te Leverkuseni.

Së bashku, ata fituan titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë, duke ndërtuar një raport të ngushtë bashkëpunimi në fushë.

“E pyeta për Arsenalin në një moment. Ai foli për mrekullitë e klubit dhe se si ndihej gjatë kohës që ishte këtu. Më pëlqeu shumë biseda që patëm në atë moment, dhe nuk ishte e kohëve të fundit. Ai më dërgoi një mesazh së fundi megjithatë, ai gjithmonë fliste mirë për klubin dhe gjithçka që kaloi këtu. Ai ishte një kapiten i shkëlqyer”, ka thënë Hincapie në intervistën për klubin londinez.

Arsenali e ka huazuar mbrojtësin me opsion blerjeje për rreth 50 milionë euro.

Për këtë sezon, Xhaka dhe Hincapie do të jenë rivalë në Premier League, pasi Xhaka u largua nga Leverkuseni dhe iu bashkua Sunderlandit këtë verë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit