Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një sqarim pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se nominimi për presidente i Vjosa Osmani mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së.
Haziri ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt, dhe se kërkesat politike, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.
Postimi:
“Sqarim për interesimin e publikut
Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.
Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.
Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.
Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.
Kauza ‘një parti, një shtet’ është kauzë e humbur.
Askush mbi Republikën!”








