Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar marrëveshje gjithëpërfshirëse për dalje nga ngërçi institucional.
Haziri këtë kërkesë e ka parashtruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, i cili ka thënë se ndarja e përgjegjësive institucionale duhet të vijë në fund.
“Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund”, deklaroi Haziri.
Sipas Hazirit, “një njeri dhe një parti është kauzë e humbur më 17 shkurt”.








