Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë propozimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit tha se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.
Haxhiu e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i kërkuar ta tërheq atë.
“Fillimisht dua të ndalem te deklarimi i deputetit Igor Simiq, i cili pas dhënies së fjalës për propozimet për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit joshumicë serb, deputeti Simiq bëri një deklarim të papranueshëm. Ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Popull serb ka në Serbi, Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës. Ta tërhiqni fjalën dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Haxhiu.








