Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me vdekjen e tre qytetarëve të Kosovës, në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Ajo ka thënë se ky lajm e ka tronditur thellë.
“Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.








