Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë nga protestuesit e mbledhur jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Pas raportimit të mediave për sulmin fizik nga protestuesit ndaj gazetarit Jeton Sopa, Haxhiu tha se me dhunë nuk mbrohen as UÇK-ja, e as çlirimtarët.
“Nga kjo foltore, si kryetare e Kuvendit, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës”, tha Haxhiu.
“Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajnë qetësinë dhe që protesta të vazhdoj në mënyrë paqësore. Edhe njëherë, as UÇK-në, as çlirimtarët tanë, nuk i mbrojmë me dhunë”.
Gazetari Jeton Sopa u sulmua të hënën nga protesutesit e mbledhur për të ndjekur zhvillimet rreth nismës për Gjykatën Speciale.








