Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas votimit në lexim të parë të Projektligjit për Specialen, është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Fillimisht, Gërvalla është parë duke biseduar me kryeministrin Albin Kurti.
Më pas, ajo është parë e buzëqeshur teksa ka lëmuar emblemën e UÇK-së, e cila paraprakisht ishte vendosur në ulësen e Glauk Konjufcës nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Paraprakisht, në hyrje të objektit të Kuvendit ajo u përcjellë me brohoritje nga protestuesit të cilët e kanë quajtur edhe “tradhtare”.








