Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit do të nisin takimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

Ajo tha se synohet arritja e një konsensusi për zgjedhjen e kreut të shtetit nga Kuvendi i Kosovës me mandat pesëvjeçar.

“Le të presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ketë takime me partitë politike, me shpresë që të arrihet konsensus”, tha Haxhiu.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për presidente, ajo u përgjigj shkurt: “Jo, nuk do të jem kandidate për presidente”.

Sa i përket raportimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s, Haxhiu tha se institucionet po mbledhin informacione dhe se përgjigjet duhet të kërkohen nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit