spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Haxhiu para seancës: Opozita e ka përmendur Konjufcën si unifikues, koha t’i japin mbështetje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë një apel sot para seancës për formimin e qeverisë, duke kërkuar nga partitë opozitare që të japin mbështetje për Glauk Konjufcën.


Haxhiu ka theksuar se opozita gjithmonë e ka përmendur Konjufcën si një figurë unifikues dhe tani është momenti që kjo të konfirmohet për hir të qytetarëve dhe të shtetit.

“Ata (opozita) gjithmonë e kanë përmendur Konjufcën si person unifikues. Sot është momenti t’i japin mbështetje. Nuk kemi pse shkojmë në dy palë zgjedhje në një kohë të shkurtër. Por sot, për hir të qytetarëve dhe të shtetit, le ta votojmë mandatarin, personin e dytë më të votuar, zotin Konjufca. Le t’i thërrasin mendjes, le të reflektojnë. Të mos kenë qasje destruktive”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit