Hasan Preteni, zyrtar në ndërmarrjen “Trepça”, i cili është punësuar me kontratë trevjeçare ka bërë një koment fyese ndaj Jahir Nimanit (i njohur si Jahir Dedia), ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në moshën 17 vjeçare.
Preteni, që aktualisht është pjesë e partisë Alternativa të udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar në një postim duke e cilësuar Nimanin si “matrapaz”, deklaratë që është interpretuar si përpjekje për t’i shërbyer politikisht partisë në pushtet.
Ky reagim konsiderohet i papërshtatshëm dhe ofendues ndaj një ish-luftëtari të UÇK-së nga Shala e Bajgorës, i cili sot njihet si biznesmen që punëson dhjetëra punëtorë dhe ndihmon shumë familje, ndërsa kontributin për lirinë e vendit e ka dhënë së bashku me familjarët e tij gjatë luftës.










