“Harruan Kosovën, nderuan Dodikun”, BDI: Për herë të parë Maqedonia e Veriut nuk e uroi Kosovën

Bashkimi Demokratik për Integrim, subjekti politik më i madh shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka bërë me dije se këtë vit institucionet maqedonase nuk e kanë uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë.

Përmes një reagimi, BDI ka vlerësuar se ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

“Harruan Kosovën, Nderuan Dodikun – Cili Është Mesazhi i Qeverisë? Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal”.

“Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal. Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit tonë. Një sjellje e tillë është pasojë e ndikimit në rritje të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut – një projekt që përbën kërcënim për sovranitetin, perspektivën evropiane dhe interesat strategjike të shtetit. Promovimi i kësaj ideologjie në dëm të marrëdhënieve miqësore me Kosovën është i papranueshëm dhe i dëmshëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit