Haradinaj thotë se VV-ja po përdor strategji “për ta konsumuar 30-ditshin”

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi pa zgjedhjen e kryeparlamentares.

Kandidatet e propozuara, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin shumicën e nevojshme. Pas këtij dështimi, seanca është shtyrë për 22 gusht.

Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim gjetjen e një kandidati unifikues.

“Së pari kandidaturat, që u propozua edhe zonja Gërvalla, nuk mendoj që është qëllimi me ardh deri të një kandidat unifikues. Se po të ishte ai qëllim, do të kishim pas edhe kandidatura tjera sot. Më shumë VV-ja e paralajmëroi një strategji të konsumimit të këtij 30 ditshi. Që do të vjen kohë pas kohe me kandidatura që janë përjashtuese. Nëse dëshriojnë të arrijnë të një kandidaturë unifikuese, jemi të hapur dhe nuk ka nevojë për ta ndërpre seancën”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit