spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Haradinaj: S’kemi votë për Qeverinë e re – Konjufca t’iu kërkojë falje qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk ka votë për Qeverinë Konjufca.

Në një deklarim për media, pak para nisjes së seancës për formimin e qeverisë së re, Haradinaj tha se mandatari Glauk Konjufca duhet të iu kërkojë falje qytetarëve, pasi sipas tij, ai ua humbi edhe dy javë kohë.

“Aleanca është shumë e qëndrueshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë i Aleancës dhe jo vetëm i individëve. Është vendim i Aleancës që votojmë kundër këtij mandatari, i cili nuk është shumë i qëndrueshëm sepse nuk i ka paraqitur nënshkrimet. Mendoj që zotëri Konjufca duhet të iu kërkojë falje qytetarëve, sepse i ka vonuar edhe dy javë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit