Haradinaj për Yll Çekun: Humbje e rëndë, uroj që familja ta gjejë forcën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë mortore të Yll Çekut, nipit të ish-komandantit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjeneralit veteran Agim Çeku.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në fshatin Qyshk të Pejës iu dha lamtumira e fundit Yll Çekut, duke e cilësuar humbjen si një ndarje të rëndë që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë.

Ai shprehu ngushëllime për Agim Çekun, prindin e të ndjerit Arsimin dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar që ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen. “Ylli u prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit