Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta shqyrtonte çështjen e kanidatuarës për president, nëse një propozim i tillë vije nga partitë opozitare të legjislaturës së fundit.
Haradinaj ka thënë se Kosova është në sfida e vështirësi të mëdha dhe një propozim eventual do ta shqyrtonte.
“Nëse opozita, Aleanca, PDK, LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita. Kosova është në sfida të mëdha, vështirësi e kisha shqyrtua nëse opozita me propozon për president në një garë në seancë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk është kandidat për president momentalisht.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV ka dal partia e parë me 53 ulëse në Kuvend, PDK e dyta me 22, LDK e treta me 18, kurse Aleanca ka fituar 7 ulëse.
Në zgjedhjet e qershorit, e vetmja parti që ka pasur kandidate për presidente ka qenë LDK, me Vjosa Osmanin.
Kryeministri në detyrë ka thënë se do të bisedoj me paritë opozitare për çështjen e presidentit.
Ndërsa, nga LDK disa zyrtarë të partisë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se Vjosa Osmani si kandidate për presidente nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.
Edhe vet Osmani ka thënë se emri i saj nuk do të jetë pengesë që të formohen institucionet, ndonëse në mbrëmjen e 7 qershorit ishte shprehur se LVV nuk ka aryse për ta refuzuar emrin e saj për presidente.
Nga PDK kanë kërkuar marrëveshje politike për presidentin, para konstituimit të Kuvendit e votimit të Qeverisë.








